7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

Kryeministri Rama ka ndarë një mesazh të veçantë në rrjetet sociale për festën e mësuesit duke sjellë në vëmendje edhe një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e vendit. Ai ka pritur në kryeministri disa fëmijë nga Manastiri, vendin ku u mbajt edhe kongresi për njësimin dhe standardizimin e gjuhës shqipe. “Mirëmëngjes dhe me energjinë e fëmijëve nga Manastiri, që na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës, ju uroj Gëzuar 7 Marsin dhe fundjavë të mbarë!”, shkruan Rama.