“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

Portali Politico i është rikthyer planeve që qarkullojnë në Bruksel për anëtarësimin e Ukrainës në BE brenda vitit 2027. Kjo ka shkaktuar polemika të brendshme që lidhen me avantazhin që po i jepet këtij shteti në luftë, në raport me shtetet ballkanike që presin prej një kohe të gjatë. Planet për ta sjellë Kievin përpara se të kenë përfunduar të gjitha reformat dhe për të hequr veton e Hungarisë sinjalizojnë një ndjenjë urgjence në Bruksel. Katër vjet pas agresionit të Rusisë ndaj Kievit, anëtarësimi në vitin 2027, i përfshirë në një marrëveshje paqeje me Kremlinin, do të shënonte një ndryshim dramatik në mënyrën se si BE pranon vende të reja në radhët e veta. Plani parashikon që Ukraina të marrë një vend në tryezën e BE-së përpara...