“37 mln euro i doni ju për t’i çuar pagat në stratosferë”/ Rama-gjyqtarëve: Uroj që Kushtetuesja të mos të na detyrojë të kërkojmë ilaçe
Edi Rama Edi Rama: Gjykata Kushtetuese para pak ditësh publikoi regjistrimin e seancës ku gjykatësit, dy shoqata, kërkuan nga GJK t’u rritet paga. Tani, po ta dëgjosh atë regjistrim të publikuar nga Kushtetuesja, realisht ndihesh në vështirësi të madhe, duke menduar që këta janë njerëzit që gjykojnë dhe japin drejtësi, ndërkohë që filli i logjikës së tyre, kur u ballafaquan me Kushtetuesen, lë tejet për të dëshiruar. Nuk është çështje personash, nuk kam qëllim dhe dëshirë për të bërë polemikë, por ja si flet: “Unë jam gjyqtar karriere, thotë, kuptoj nga jeta shoqërore. U anatemua ideja që mund të përdorin pushtetin për të shkelur mbi parlamentin, qeverinë, për t’u rritur pagat. Mendova: edhe ne të zgjuar jemi, të presim momentin e përshtatshëm kur përgatiteshin zgjedhjet...
Burimi:
zeri.ai