35 vite burg/ Hitaj për Ballukun: PS duhet ta largojë menjëherë, kjo mbrojtje politike na dëmton…

35 vite burg/ Hitaj për Ballukun: PS duhet ta largojë menjëherë, kjo mbrojtje politike na dëmton…

I ftuar në emisionin 'Kafe Shqeto', gazetari Arbër Hitaj foli mbi debatin e fortë politik që ka përfshirë mazhorancën për shkak të mbrojtjes së zv/kryeministres dhe ministres Belinda Balluku, ku u shpreh se nëse akuzat e ngritura në dosjen hetimore rezultojnë të vërteta, atëherë çdo mbrojtje politike ndaj saj kthehet në “nonsens”. Hitaj theksoi se momenti kur një çështje kalon për gjykim duhet të jetë vija e kuqe për çdo forcë politike, pavarësisht emrit apo peshës së zyrtarit. Sipas tij, është e papranueshme që një përfaqësues i nivelit të lartë të qeverisë të vijojë funksionin publik dhe të përfaqësojë vendin në tryeza ndërkombëtare, ndërkohë që përballet me akuza të rënda. Gazetari nënvizoi se çështja nuk është thjesht një kosto elektorale për Partinë Socialiste, por një...