’35 milion euro’, Mehmeti: Kolegji i Evropës, projekt me privilegje të paprecedenta dhe kosto miliona euro për taksapaguesit

’35 milion euro’, Mehmeti: Kolegji i Evropës, projekt me privilegje të paprecedenta dhe kosto miliona euro për taksapaguesit

Themelimi i kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë është shoqëruar me një ligj special të miratuar në Kuvend, i cili i jep këtij institucioni një status ekstraligjor dhe një faturë financiare për taksapaguesit shqiptarë që arrin në 35 milionë euro. I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”, Ndriçim Mehmeti foli mbi ligjin për Kolegjin e Evropës dhe mënyrën se si, është miratuar ky projekt në Kuvend, ku u shpreh se bëhet fjalë për një skemë me privilegje të paprecedenta dhe me kosto të lartë për taksapaguesit shqiptarë.Ai ngriti akuza të forta se institucioni është vendosur në një status të veçantë, jashtë praktikave të zakonshme ligjore, duke përfituar fonde publike që, sipas tij, arrijnë deri në 35 milionë euro, ndërsa paralelisht përjashtohet nga detyrimet tatimore, kontrolli...