‘300 mln $ dëme nga përmbytjet, shteti s’ka të paguajë’, Vuksani: Tokat do jenë të papërdorshme për 10 vite!
Fatura e dëmeve nga përmbytjet e fundit në vend arrin shifrën alarmante prej 300 milionë dollarë, për fermerët del në pah një rrezik edhe më i madh dhe afatgjatë: kthimi i tokave në të papërdorshme për dekadën e ardhshme. I ftuar në edicionin e lajmeve të pasdites në Syri Tv, drejtuesi i Departamentit të Bujqësisë në PD, Gjok Vuksani, thekson se referuar të dhënave të para, rreth 13,000 hektarë tokë bujqësore, kryesisht në zonat më pjellore si Shkodra, Lezha, Lushnja dhe Fieri, janë përmbytur, duke shkaktuar një dëm total që përfshin jo vetëm të mbjellat, por edhe bagëtinë, serat dhe infrastrukturën mbështetëse. Përballë kësaj situate katastrofike, Vuksani shprehet se përgjigja e institucioneve për dëmshpërblim duket e vakët dhe e pamjaftueshme, gjë që sipas tij deri...
Burimi:
syri.net