“300 apartamente?”, Korreshi hedh dyshime të forta mbi Ballukun: Dosja ka edhe elementë intimë

“300 apartamente?”, Korreshi hedh dyshime të forta mbi Ballukun: Dosja ka edhe elementë intimë

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i ftuar në  një emision televiziv, ka folur mbi zhvillimet e fundit politike dhe ngërçin institucional lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku. Korreshi, anëtar i Këshillit të Mandateve, theksoi se organi ku bën pjesë nuk është gjykatë dhe nuk vlerëson prova, por shqyrton nëse ekzistojnë indicie për inkriminim apo nëse çështja ka natyrë politike. Sipas Korreshit, motivi kryesor i kërkesës për arrestim lidhet me rrezikun e prishjes së provave dhe intimidimin e dëshmitarëve. Ai deklaroi se kërkesa e SPAK është fokusuar në çështje që lidhen me Tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe, ndërsa elementë të tjerë pritet të trajtohen në një fazë të mëvonshme të hetimeve. Deputeti shtoi se në Këshillin e Mandateve...