30 minuta takim! Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS, e pranishme edhe Balluku
Benet Beci dhe Edi Rama TIRANË- Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së PS, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Rama si dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku. Mbledhja ka zgjatur vetëm 30 minuta. Fokusi kryesor ishte organizimi i brendshëm i partisë dhe intensifikimi i angazhimit në terren. Gjatë diskutimeve u kërkua nisja e takimeve me strukturat dhe mbështetësit në terren, si pjesë e një procesi riorganizimi dhe koordinimi të aktivitetit politik në vijim. Takimi erdhi pas mbledhjes së zgjeruar të Grupit të PS të mbajtur pak ditë më parë dhe pas ndryshimeve të forta në Qeveri. Me ndryshimet në Qeveri pak ditë më parë, kryeministri Rama shkarkoi edhe Belinda Ballukun nga pozicioni i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës e Energjitikës./ZËRI rama1 img 7256
Burimi:
zeri.ai