“3 muaj para se të dilte nga burgu më erdh në zyrë”/ Berisha zbulon takimin sekret me Salianjin
Sali Berisha ka zbuluar një prapaskenë me Ervin Salianjin, gjatë kohës që ky i fundit vuante dënimin në burgun e Fierit. Para gazetarëve, Berisha pretendon se tre muaj para se të lirohej nga burgu, Salianji i ka shkuar në zyrë dhe i ka kërkuar këshillë në lidhje me një shkresë që i është kërkuar ish-deputetit nga Prokuroria dhe Drejtoria e Burgjeve. Sipas Berishës, Salianji i ka shkuar në zyrë dhe i ka thënë se po i kërkojnë që “të deklarojë se nuk do të vrasë Fatmir Xhafajn”. “Për dijeni, meqë jemi këtu. Një ditë më vjen nga burgu në zyrë, se mirë është meqenëse e hapëm bisedën, dhe më thotë, erdha të të marr një mendim. Çfarë mendimi, i them unë. Urdhëro, e prita mirë....
Burimi:
ntv.al