‘3.5 milionë euro u hodhën në lumë’, Shkarpa: SPAK të vijë të hetojë në Berat
Pavllo Shkarpa, ish-kandidat për Bashkinë e Beratit, ka lëshuar akuza të forta ndaj pushtetit vendor, duke denoncuar shpërdorim fondesh dhe papërgjegjshmëri në menaxhimin e qytetit. Gjatë një interviste në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv me moderatorin Flavio Qarri, Shkarpa i bëri thirrje Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të hetojë në Berat, veçanërisht për një projekt argjinature prej 3.5 milionë eurosh që, sipas tij, dështoi dhe çoi në përmbytjen e qytetit. Shkarpa shprehu mbështetjen e tij të plotë për protestën e banorëve të zonave Gjiroven, Molisht dhe Velabisht, të cilët kërkojnë ndërtimin e rrugëve. Ai e cilësoi protestën si "shumë legjitime", duke përshkruar gjendjen e vështirë të infrastrukturës, ku fëmijët e klasës së parë detyrohen të ecin për...
Burimi:
syri.net