‘2500 biznese të mbyllura në Shkodër’/ Bardh Spahia: Nuk është krizë, por dëbim i orkestruar
Deputeti i PD qarku Shkodër Bardh Spahia ka ngritur alarmin për situatën e rëndë të biznesit të vogël dhe të mesëm në kryeqëndrën e veriut, duke deklaruar se mbi 2500 biznese janë mbyllur vitet e fundit. Sipas tij, kjo nuk është një krizë tregu, por një ‘dëbim i orkestruar’ nga pushteti qendror dhe lokal, përmes taksave të larta, tarifave dhe mungesës së mbështetjes. Reagimi i plotë i deputetit Bardh Spahia: Zhurma e qepenave që mbyllen mbyt zhurmën e pushtetit grabitqar. Nuk ka zhurmë më të dhimbshme sot në rrugicat e Shkodrës sesa zhurma e metalit të ftohtë të qepenave që ulen përgjithmonë. Mbi 2500 biznese janë mbyllur përgjithmonë në Shkodër gjatë viteve të fundit. Çdo biznes që mbyllet nuk është thjesht një statistikë. Është një...
Burimi:
syri.net