“2026, përmbys diktaturat”, Berisha: Pas Maduros radhën e kanë Ajatollahët e Iranit
Rënia e Maduros në Venezuele dhe protestat kundër regjimit Iranian kane entuziazmuar Sali Berishen, “2026-a, viti i përmbysjes së diktaturave. Viti i zi për diktatorët.. Viti i lirisë për kombet. Pas vendosjes para gjykatës të Maduros apo Ramaduros së Venezuelës, radhën duket se e kanë Ajetollahët e Iranit”, u shpreh Sali Berisha. Në Venezuele dhe Iran një dore po e japin dhe amerikanët por a e gëzon Sali Berisha mbështetjen e tyre? “Betejën kundër korrupsionit e mbështet e gjithë bota e lirë demokratike”, tha Berisha. Por, Sali Berisha nuk pret që Edi Ramën ta rrëzojnë as amerikanët dhe as drejtësia shqiptare. “Edi Ramën nuk do ta heqë drejtësia. Edi Ramë nuk do ta heqin Deltat, atë do ta heqin qytetarët shqiptarë me protestat e tyre. ...
Burimi:
top-channel.tv