‘200 mln euro abuzime’/ Politico: Rama mbron Ballukun nga arrestimi… Brukseli paralajmëron pasoja

‘200 mln euro abuzime’/ Politico: Rama mbron Ballukun nga arrestimi… Brukseli paralajmëron pasoja

Media ndërkombëtare e specializuar në politikën europiane dhe të Bashkimit Europian, i ka kushtuar rëndësi zhvillimeve të sotme politike në Shqipëri, ku mazhoranca socialiste me në krye Edi Ramën, nuk i hoqi imunitetin ish-zëvendëses së tij, Belinda Balluku, duke bllokuar kërkesën e SPAK në Kuvendin e Shqipërisë. Në artikullin e publikuar, theksohet se Rama mbron Ballukun nga arrestimi, pas akuzave për 200 milionë euro abuzime me tenderat, si dhe pasojat që rrezikon Shqipëria për integrimin në BE. Artikulli nga Politico.eu: Parlamenti i Shqipërisë votoi të enjten kundër heqjes së imunitetit për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila po përballet me akuza për korrupsion, duke shkaktuar paralajmërime nga Brukseli në lidhje me implikimet për anëtarësimin e vendit në BE. Kryeministri Edi Rama dhe Partia e tij Socialiste...