20 shkurti/ Noka thirrje qytetarëve: Gjunjëzojeni qeverinë! Hiqni Shqipërinë nga duart e tyre

20 shkurti/ Noka thirrje qytetarëve: Gjunjëzojeni qeverinë! Hiqni Shqipërinë nga duart e tyre

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në një videomesazh publik, u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që ta shndërrojnë datën 20 shkurt në një moment historik. Ai i bëri thirrje qytetarëve të dalin në protestë dhe të gjunjëzojnë këtë qeveri përpara tyre. “Hiqjani Shqipërinë nga duart! Hiqjani nga duart të ardhmen tuaj! Hiqeni nga xhepat tuaj!”, theksoi Noka, duke ftuar qytetarët që të bashkohen sot në ora 18:00. Videomesazhi i plotë: Një thirrje për ta shndërruar këtë 20 shkurt në një moment historik. Gjunjëzojeni këtë qeveri përpara jush! Hiqjani Shqipërinë nga duart!  Hiqjani nga duart të ardhmen tuaj!  Hiqeni nga xhepat tuaj! Sot, ora 18:00 🕕