2 vite për të zbardhur vendimin, Lamallari kërkon hetim për gjyqtaren e Apelit
Besfort Lamallari dhe Irena Brahimi TIRANË-Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i është drejtuar Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë (ILD) me një kërkesë zyrtare për fillimin e hetimit disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Irena Brahimi. Kjo e fundit në tejkalim të çdo afati ka vonuar zbardhjen e vendimit të arsyetuar për plot 1 vit, 10 muaj dhe 20 ditë. Në shkresën drejtuar ILD-së, ministri Lamallari argumenton se në fushën penale, neni 430/1 i Kodit të Procedurës Penale, parashikon se, kur vendimi shpallet i përmbledhur, ai duhet të arsyetohet brenda 30 ditëve nga shpallja, me mundësi zgjatjeje edhe për 30 ditë të tjera në rastet e parashikuara nga ligji. “Një vonesë e tillë cënon standardin e gjykimit brenda një afati të...
Burimi:
zeri.ai