Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
2 të vdekur në Lezhë, Gjin Gjoni: Autostrada mungon sepse qeveria vjedh
Aksidenti tragjik me 2 të vdekur dhe 3 të plagosur në Lezhë dhe seria e aksidenteve në Rrugën e Kombit kanë sjellë reagimin e deputetit Gjin Gjoni. Deputeti demokrat theksoi se është e papranueshme që aksi Lezhë Shkodër është ende me 2 korsi, si 3 dekada më parë, pasi qeveria kërkon të vjedhë me projektin për autostradatën. Gjoni u ndal dhe tek çështja e Rrugës së kombit, ku theksoi se është papranueshme që nuk ka mirëmbajtje në të këtë përiudhë të vitit. Deklarata e plotë e Gjin Gjonit: Autostrada e munguar Lezhë–Shkodër dhe tenderat korruptiv po mbjellin tragjedi, Rruga e Kombit në mëshirë të motit! Sot, në aksin Lezhë–Shkodër, pranë fshatit Gocaj, u shënua një aksident tragjik, ku humbën jetën çifti i bashkëshortëve, Petrit...