19 policë të lënduar në protestën e opozitës, Lamallari: Akt kriminal dhe shkelje e së drejtës për tubim paqësor

19 policë të lënduar në protestën e opozitës, Lamallari: Akt kriminal dhe shkelje e së drejtës për tubim paqësor

Një akt kriminal dhe shkelje të së drejtës legjitime për tubim paqësor e ka cilësuar ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari, protestën e djeshme të opozitës. Në një video të postuar në rrjetet sociale ku shihen punonjësit e policisë së plagosur të cilët dërgohen për trajtim në spitalin e Trauimës, Lammallari shpreh solidaritetin ndaj tyre. “Mirënjohje për punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët për fat të keq, krahas mundimit të përditshëm për të ofruar më shumë siguri për qytetarët, u duhet të përballen me vetëpërmbajtje duke rrezikuar dhe jetën nga akte të tilla kriminale, të cilat janë një shkelje flagrante dhe e dënueshme e të drejtës legjitime për tubim paqësor! Solidaritet me familjarët e punonjësve të lënduar dhe të gjithë ata të cilët kanë ndjekur...