180 mln euro për Bujqësinë/ Premtime për bujqit dhe përfitime për turizmin! Ku përfunduan milionat e eurove?

180 mln euro për Bujqësinë/ Premtime për bujqit dhe përfitime për turizmin! Ku përfunduan milionat e eurove?

Bujqësia ka qenë historikisht sektori më pak i kredituar nga bankat në Shqipëri. Arsyet për mungesën e financimit në këtë fushë janë të shumta, që nga informaliteti i lartë, vështirësitë në sigurimin e biznesit nga shoqëritë e sigurimit dhe deri te paqartësia e titujve të pronësisë dhe pamundësia për të lënë kolateral. I ngritur si shqetësim nga media dhe shoqatat e biznesit, qeveria e parë e socialistëve ndërmori një nismë në bashkëpunim me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankën e Shqipërisë për të rritur kreditimin në bujqësi dhe agropërpunim. Në këtë linjë, Qeveria dhe BERZH do të vinin në dispozicion të bankave të nivelit të dytë një fond i cili do të garantonte riskun e mospagesës së kredisë në këtë sektor, si formë...