18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Berisha: Sot jemi krenarë për arritjet e saj! Mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës përmes një postimi në rrjete sociale. Kryedemokrati thotë se sot në këtë 18-vjetor, Kosova na bën krenar për arritjet e saj, si një demokraci funksionale. Sipas Berishës, shteti i Kosovës është një shembull për rajonin për institucionet e konsoliduara dhe standartet e larta për të drejtat e njeriut. Berisha shprehet se Kosova “edhe pse është përballur me shantazhet e Beogradit dhe vasalëve të tyre në Tiranë, ajo mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti.” Reagimi i plotë: Gëzuar Kosovë 18-vjetorin e Pavarësisë! Sot shqiptarët në Kosovë dhe kudo që janë në mbarë botën, festojnë 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, si ditën e dytë më të madhe të lirisë së tyre pas...
Burimi:
javanews.al