18 orë seancë plenare! AKSHI i ‘kalon’ shtetit, Kuvendi zgjedh 4 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të BSH, rrëzohen propozimet e PD

18 orë seancë plenare! AKSHI i ‘kalon’ shtetit, Kuvendi zgjedh 4 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të BSH, rrëzohen propozimet e PD

Kuvendi në votim TIRANË-Në seancën plenare prej 18-orësh Kuvendi miratoi dy projektligje dhe pesë projektvendime. Seanca zgjati deri në orët e para të mëngjesit, ku u miratua me 75 vota pro, 15 vota kundër dhe 1 abstenim ligjin për shërbimin e jashtëm ku parashikohet testimi i diplomatëve në shërbim, 12 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit.  Me 74 vota pro, 16 kundër dhe 0 abstenim u miratuan ndryshimet në ligjin që prek AKSHI-n. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit nuk do të zhvillojë më tendera. Prokurimet publike propozohet të realizohen nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara. Nisma ligjore lejon që AKSHI të krijojë shoqëri aksionere, ku shteti duhet të ketë gjithmonë jo më pak se 51% të aksioneve. Kuvendi zgjodhi gjithashtu edhe 4 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë: Selami Xhepa (74 vota pro,...