“18 mln euro për akomodimin e forcave italiane të rendit”, Meloni rinovon marrëveshjen me resortin në Shëngjin
Gazeta italiane Il Fatto Quotidiano i ka kushtuar një artikull të gjatë marrëveshjes së rinovuar mes qeverisë italiane dhe resortit në Shëngjin, ku do të akomodohen forcat e rendit italiane të angazhuara në menaxhimin e qendrave për migrantët në Shqipëri. Sipas raportimit, qeveria e kryeministres italiane Giorgia Meloni ka vendosur të vazhdojë projektin “Missione Albania”, duke nënshkruar një kontratë dyvjeçare me “Rafaelo Resort” me një kosto të lartë që ka ngjallur polemika në Itali mbi efektivitetin dhe shpenzimet e operacionit. Shkrimi i plotë Misioni në Shqipëri vazhdon me shpenzime pa kursim. Është rinovuar marrëveshja me resortin me 5 yje për akomodimin e forcave të rendit të angazhuara në menaxhimin e qendrave për migrantë. Siç është theksuar disa herë nga kryeministrja Giorgia Meloni, edhe gjatë samitit...
Burimi:
javanews.al