148 vjet nga Lidhja e Prizrenit, Begaj:Shprehja e lartë e ndërgjegjes sonë kombëtare

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit, Begaj:Shprehja e lartë e ndërgjegjes sonë kombëtare

Sot shënohen 148 vjet nga themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ngjarja më e rëndësishme e shekullit XIX në historinë e shqiptarëve dhe momenti që shënoi fillimin e organizimit politik kombëtar për mbrojtjen e trojeve dhe të identitetit shqiptar. Përmes një postimi në rrjetet sociale presidenti Bajram Begaj thekson se Lidhja e Prizrenit ishte shprehja më e lartë e ndërgjegjes kombëtare dhe e përpjekjeve të Rilindësve për bashkimin dhe pavarësinë e shqiptarëve. “148 vjet më parë, në Prizren u mbajt Lidhja e Prizrenit. Lidhja ishte shprehja më e lartë e ndërgjegjes sonë kombëtare, tempull i përpjekjeve të Rilindësve për bashkimin dhe pavarësinë e shqiptarëve nën një shtet të vetëm”, shkruan Begaj në rrjetet sociale. Begaj nënvizon se fryma e Lidhjes së Prizrenit mbetet edhe sot një thirrje për unitet, përgjegjësi...