“12 persona s’morën dot dializën”, Kalaja: Rama udhëton me helikopter ndërsa të sëmurët mbetën rrugëve

“12 persona s’morën dot dializën”, Kalaja: Rama udhëton me helikopter ndërsa të sëmurët mbetën rrugëve

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Aulon Kalaja deklaroi gjatë intervistës në një studio televizive se si pasojë e shembjes së rrugëve, 12 persona nga zona e Juglindjes nuk kanë arritur të marrin shërbimin e dializës në Tiranë. “12 persona sot nuk e kanë marrë dializën nga zona e Juglindjes sepse nuk ka rrugë, ndërkohë kryeministri ka përdorur helikopter dje për të shkuar në Korçë”, tha ai, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama. Kalaja tha se ka një propozim konkret për situatën, duke kërkuar që helikopterët shtetërorë të vihen në dispozicion të pacientëve që kanë nevojë urgjente për trajtim në Tiranë. “Helikopteri dhe emergjencat civile duhet të përdorin helikopterë për të sëmurët e asaj zone që kanë nevojë për mjekim urgjent në Tiranë. Kjo është...