“1 mln euro shpenzime”/ Veliaj në gjykatë: Grepi më i shtrenjtë se peshku që pretendoni se keni kapur
Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion u mbyll sot shqyrtimi paraprak i çështjes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Kjo seancë e sotme me dyer të mbyllura nuk kaloi pa debate, ndërsa siç raporton gazetarja e Top Chanenl Anila Hoxha, mësohet se Veliaj ka deklaruar: “Një vit burg, dy vite e gjysmë hetime, i ka kushtuar shtetit shqiptar me rroga prokurori, hetues, gjyqtar, logjistikë, roje, transport, administratë, ekspertë, mbi 1 milion euro. Sot është bërë grepi më i shtrenjtë se peshku që pretendoni që keni kapur”. Gjyqtarja Etleva Deda u tërhoq për vendimmarrje, nëse kalon për gjykim apo jo, ndërsa seanca e radhës do të jetë më 9 shkurt. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv