1 mld € investim në Bilisht? Mediat greke: Pas amerikanëve fshihet Mirsad Uruçi, hyri me ambasadoren greke në Kryeministri

1 mld € investim në Bilisht? Mediat greke: Pas amerikanëve fshihet Mirsad Uruçi, hyri me ambasadoren greke në Kryeministri

Aleksandër Eksarkun dhe Mirsad Uruçi KORÇË-Mediat greke kanë hedhur sërish dritë mbi takimin e Kimberly Guilfoyle, ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Athinë më 12 mars me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri. Në vijim të raportimeve nga mediat e vendit fqinj se arsyeja e vizitës mund të jetë edhe ndërtimi i një terminali lundrues për gazin e lëngshëm natyror (FSRU) në Shqipëri, raportohet se bëhet fjalë për një investim gjigand. Konkretisht një investim greko-amerikan duke synuar shfrytëzimin e nikelit dhe kobaltit—dy nga mineralet më të kërkuara në botë do të zhvillohet në Bilisht të Korçës. Sipas mediave greke Kathimerini dhe Protothema, 'Aktor Group e Greqisë' dhe 'BNI Foundation' kanë nënshkruar një marrëveshje për të investuar 1 miliardë euro në minierat e Nikelit në Korçë. Projekti parashikon krijimin e një...