1 mld dollarë për linjën energjetike, Kryeministri Rama flet në Abu Dhabi për projektin që lidh Shqipërinë dhe Italinë

1 mld dollarë për linjën energjetike, Kryeministri Rama flet në Abu Dhabi për projektin që lidh Shqipërinë dhe Italinë

Në ditën e dytë të  samit Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi organizuar prej presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyam, kryeministri Edi Rama, bëri batuta me moderatorin me origjinë greke, e vazhdoi atë kur iu tha se kishte 14 minuta kohë bashkë me Milojko Spajic kryeministër i Malit të Zi për të folur për çështje të lidhura me energjinë e rinovueshme. “Ambicia jonë është që së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Italinë të kemi një bashkëpunim trepalësh, të krijojmë një bazë të ngarkesës në Shqipëri, Dr. Sultan, Zoti e bekoftë, po synon që të mbërrijmë në tre giga dhe përmes kabullit ndërlidhës me Italinë, t’i shërbejmë Evropës me energji të gjelbër dhe së bashku me miqtë tanë arabë, të bëjmë...