1.4 ton drogë drejt Zvicrës! GJKKO dënon dy “kokat” e grupit kriminal

1.4 ton drogë drejt Zvicrës! GJKKO dënon dy “kokat” e grupit kriminal

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtor dhe ka dënuar Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji) dhe Erjon Loci, që drejtonin trafikun e drogës drejt Zvicrës.  Bakalli u deklarua fajtor për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, të kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal dhe më shumë se një herë, “Grup i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit, si dhe për disa vepra të falsifikimit të dokumenteve. Në vendim thuhet se pas bashkimit të dënimeve dhe aplikimit të uljes për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai u dënua përfundimisht me 12 vjet dhe 8 muaj burgim. Ndërkohë, Erjon Loci u shpall fajtor për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal,...