“0900, këtë numër kam për ty”/ PD kërkon përjashtim me 60 ditë nga punimet e Kuvendit për Ballën për fjalorin ndaj Vokshit
Grupi i PD kërkon përjashtimin me 60 ditë nga punimet e Kuvendit për kreun e grupit të PS, Taulant Balla për gjuhën e përdorur ndaj deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi. Sipas grupit të PD, Balla cenoi në mënyrë të rëndë dinjitetin njerëzor të deputetes Albana Vokshi. “Realisht nuk kishim një numër tuajin që të ju merrnin në telefon dhe të ju thonim çfarë mendoni ju. 0900 se këtë numër kam, për ty Albana padyshim”, kjo ishte fraza që tha Balla ndaj Vokshit. Njoftimi i PD: Në datën 05.03.2026, ora 10:00 është zhvilluar seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, deputeti Taulant Balla është shprehur: “Thamë t’ju pyesim ju njëherë, po s’kishim kohë. Realisht, realisht,...
Burimi:
top-channel.tv