“0900 kam për ty”, PD kërkon përjashtimin e Ballës, Vokshi akuza edhe Peleshit

“0900 kam për ty”, PD kërkon përjashtimin e Ballës, Vokshi akuza edhe Peleshit

Një ditë pas deklaratës të Taulant Ballës që shkaktoi debate dhe përplasje në Kuvend, deputetët e Partisë Demokratike kërkojnë përjashtimin me 60 ditë të kreut të grupit të PS nga punimet e Kuvendit. Në kërkesën e firmosur nga 21 deputetë demokratë, por jo nga vetë Albana Vokshi, ata pohojnë se Taulant Balla me deklaratat e tij cenoi në mënyrë të rëndë dinjitetin njerëzor të deputetes opozitare. Përveç përjashtimit, demokratët kërkojnë edhe kërkim ndjese nga Balla dhe reflektim nga të gjithë anëtarët e Kuvendit që gjuha e përdorur të mos degradojë. Ndjesa nuk erdhi nga Balla, për shkak se mungoi në këtë mbledhje, por nga socialistët e tjerë të pranishëm në Komisionin e Jashtëm, të cilët reflektimin e kërkuan edhe nga demokratët. Vetë Albana Vokshi e...