Politika, kontrolle në gjykata/ Pas kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve për strategji kombëtare sigurie, nis monitorimi

Politika, kontrolle në gjykata/ Pas kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve për strategji kombëtare sigurie, nis monitorimi

Mbas kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve në rang vendi për hartimin e një strategjie kombëtare për mbrojtjen e tyre, politika ka nisur turet në disa gjykata për ti parë nga afër problemet e drejtësisë. Me kërkesë të këshillit të lartë gjyqësor, komisioni për nismat qytetare, bashkëpunim dhe mbikëqyrje institucionale  monitoroi gjykatën e Korçës, ndërsa më herët ka parë nga afër edhe gjykatën e Tiranës dhe prokurorinë e këtij qyteti. “Së pari ka qenë një kërkesë e dërguar Kuvendit për sigurinë në gjykatën e Apelit për të parë në tërësi përmirësimin e kushteve të sigurisë”, u shpreh Bledi Çomo, deputet i PS. Megjithëse u kanë rënë disa herë kambanave, mbas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja një çështje ende nën hetim, siguria në gjykata vazhdon të jetë...