Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi ndërsa ish-zëvendëskryeministrja shqiptare shmang arrestimin
Belinda Balluku TIRANË- Media ndërkombëtare “Politico” i ka bërë jehonë seancës së sotme plenare, ku Kuvendi 'vulosi' fatin e Ballukut, ku me 82 vota kundër të socialistëve e të PSD dhe 47 votat pro të opozitës, u rrëzua kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministres. Në artikullin e publikuar, thuhet se në votimin kundër heqjes së imunitetit, qeveria shkaktoi paralajmërime nga Brukseli në lidhje me implikimet për anëtarësimin e vendit në BE. Artikulli i Politicos: Parlamenti i Shqipërisë votoi të enjten kundër heqjes së imunitetit për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila po përballet me akuza për korrupsion, duke shkaktuar paralajmërime nga Brukseli në lidhje me implikimet për anëtarësimin e vendit në BE. Kryeministri Edi Rama dhe Partia e tij Socialiste në pushtet e mbrojtën Ballukun,...
Burimi:
zeri.ai