Policia zbulon lokale me drogë dhe poker ilegal, 4 persona në pranga

Policia zbulon lokale me drogë dhe poker ilegal, 4 persona në pranga

Në 24 orë, goditen 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike (Ekstazi, Kokainë dhe Cannabis Sativa), si dhe zbulohen 2 subjekte ku shiteshin lëndë narkotike dhe luheshin lojëra fati. Identifikohen 7 shtetas të përfshirë në këto veprimtari kriminale. Vihen në pranga 4 prej tyre. Sekuestrohen sasi dhe doza lëndësh narkotike, si dhe tavolina për lojën “Poker”, celularë dhe automjet. Si rezultat i zbatimit të një sërë masash, në të gjithë territorin e kryeqytetit, që nëpërmjet punës operative dhe kontrolleve, synuan goditjen e veprimtarive kriminale në fushat e narkotikëve dhe organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, struktura në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë finalizuan operacionin e koduar “Masive”. Në kuadër të këtij operacioni: -shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me...