“Policia!”, zbulohet shtëpi bari në Sarandë, momenti kur efektivët mësyjnë brenda apartamentit duke shqyer derën
momenti kur policia hyn ne banese SARANDË- Një shtëpi bari është zbuluar në qytetin e Sarandës, ndërsa në pranga ka rënë 30-vjeçari Enea Pitani, dhe në kërkim është shpallur shoku i tij Mikele Qami, i dyshuar si bashkëpunëtor. Gjithashtu, janë proceduar penalisht katër punonjës të OSHEE Sarandë për shpërdorim detyre. Shërbimet e Policisë zbuluan në një pallat në rrugën “Butrinti”, Sarandë, një apartament që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llambave elektrike, tharjen dhe përpunimin e tyre, me qëllim shitjen. Nga verifikimet rezultoi se pajisjet furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 26.6 kg lëndë narkotike kanabis (e përpunuar, gati për shitje), 260 bimë narkotike të kultivuara në vazo, 70 llamba elektrike me reflektorë, 70 siguresa elektrike,...
Burimi:
zeri.ai