Policia “zbarkon” te lokalet e natës në ish-Bllok/ E pësojnë 11 administratorë që shpërndanin drogë brenda klubeve

Policia “zbarkon” te lokalet e natës në ish-Bllok/ E pësojnë 11 administratorë që shpërndanin drogë brenda klubeve

E premtja mbrëma pati tjetër adrenalinë në lokalet e natës në zonën e ish bllokut kryeqytet. Policia e Tiranës prej muajsh kishte vënë nën vëzhgim disa prej këtyre lokaleve nën dyshimin se punonjës ose administratorë të tyre shpërndanin lëndë narkotike. Si rezultat i ndërhyrjes së beftë në këto lokale, policia vuri në pranga 11 persona ndërsa 2 të tjerë u shpallën në kërkim. U ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit Enis Haxhiaj, Akil Ndreu, Klevis Maqellari, Raul Loka, Endrijus Shaliu, Ergi Hasani, Migert Balla, Arli Gjokmeli dhe Fradjo Keli. Si dhe u arrestua flagrancë shtetasi Orges (Dritan) Jahelezi. Gjatë periudhës hetimore janë sekuestruar rreth 100 gramë kokainë, 2200 tableta ekstazi (MDMA) dhe 11 aparate celularë. Ekstazia përgatitej në Tiranë. Në kuadër të...