Policia shqiptare dhe greke zhvillojnë stërvitje të përbashkët me njësitë elitë në Tiranë

Policia shqiptare dhe greke zhvillojnë stërvitje të përbashkët me njësitë elitë në Tiranë

Njësitë speciale RENEA nga Shqipëria dhe EKAM nga Greqia zhvilluan një stërvitje të përbashkët në Tiranë, duke forcuar bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e sigurisë dhe luftës kundër krimit. Kryeministri Edi Rama vlerësoi lart punën e efektivëve të RENEA-s, duke i cilësuar si shembull të disiplinës, kurajos dhe sakrificës, gjithmonë në vijën e parë për të garantuar rendin dhe sigurinë e qytetarëve. Ai theksoi se stërvitja ilustron profesionalizmin e dy njësive elitë dhe angazhimin e tyre për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë publike. Rama u shpreh: “RENEA dhe EKAM, dy njësitë elitë të Shqipërisë dhe Greqisë, gjatë stërvitjes së përbashkët treguan përkushtim maksimal. Djem dhe burra profesionistë që mbrojnë jetën me jetë dhe veprojnë kudo ku ka rrezik për rendin dhe sigurinë e...