Policia Rrugore e Tiranës me dorë të hekurt: 325 gjoba dhe 31 procedime penale gjatë javës së shkuar
Policia Rrugore e Tiranës ka kryer kontrolle në terren me objektivin e vetëm, përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore. Mësohet se janë vendosur 325 masa administrative dhe 31 procedime penale gjatë javës së fundit ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilët rrezikuan sigurinë në rrugë dhe/ose penguan lëvizjen. Konstatimet janë rezultat i intensifikimit të monitorimeve në të gjitha akset e kryeqytetit, me prezencë të shtuar të shërbimeve të Policisë Rrugore dhe me përdorimin e pajisjeve logjistike bashkëkohore. Policia bën me dije se objektivat madhorë të planit të masave janë parandalimi i ngjarjeve me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, si dhe parandalimi i kaosit në trafik. Policia Rrugore Tiranë njofton se për mosrespektim të radhës në trafik, u vendosën 120...
Burimi:
kohajone.com