Policia rrethon vilën e Enver Hoxhës para protestës së opozitës

Policia rrethon vilën e Enver Hoxhës para protestës së opozitës

TIRANË- Pas rrethimit me gardh metalik të Kuvendit, Kryeministrisë dhe xhamisë së Namazgjasë, Policia e Shtetit ka rrethuar edhe vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha në Bllok. Kjo masë vjen pas episodit të kaluar gjatë protestës së opozitës, ku militantët hodhën bomba molotov ndaj godinës, duke shkaktuar dëme materiale. Ende nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë gjatë protestës së sotme, ndërsa për pak minuta pritet që marshimi të nisë para godinës qeveritare./ZËRI