Policia operacion në Kiras! Personi në kërkim qëllon me armë në ajër nga makina dhe arratiset, pranga shoferit

Policia operacion në Kiras! Personi në kërkim qëllon me armë në ajër nga makina dhe arratiset, pranga shoferit

PAMJE NGA VENDNGJARJA SHKODËR-Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Shkodër gjatë një operacioni policor. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kiras, ku patrulla i ka kërkuar një automjeti të ndalojë, ndërsa shoferi, i cili shoqërohej na një tjetër person, nuk i është bindur urdhrit, ka shtuar shpejtësinë dhe është larguar. Teksa policia u është vënë në ndjekje, pasagjeri ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe ka arritur të arratiset.  Sipas raportimeve bëhet fjalë për shtetasin B.B i cili është në kërkim edhe për vepra të tjera penale. Ndërkohë është arrestuar shoferi i automjetit, ndërsa po vijojnë kërkimet për kapjen e personit tjetër.   Njoftimi i policisë: Rreth orës 15:10, gjatë patrullimit në lagjen “Guerrile”, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, një...