Policia nuk jep leje për protestën, Ministrja e Brendshme bën apel politikës: Mos shtyni të miturit në krim

Policia nuk jep leje për protestën, Ministrja e Brendshme bën apel politikës: Mos shtyni të miturit në krim

Njoftimit nga ana e opozitës për protestën e 3 kombëtare që pritet të mbahet pasditen e kësaj të premte, blutë e Tiranës iu përgjigjën negativisht. Kjo nisur nga analiza e riskut dhe duke marrë parasysh faktin që në protestën e kaluar u hodhën bomba molotov dhe lëndë piroteknike duke dëmtuar punonjës policie. Pavarësisht kësaj në terren pritet të zbresin 1300 forca policie për të ruajtur rendin dhe institucionet gjatë tubimit. Një thirrje për qetësi kishte dhe ministrja e Brendshme, Albana Koçiu. “Çdo akt dhune është i dënueshëm. Nga çdo akt dhune duhet të largohemi, distancohemi. Uroj të kemi protestë paqësore dhe jo akte të dhunshme. Jo më hedhje të fishekzjarrësh, gurë ndaj institucioneve. Jemi pro protestave paqësore, jo dhunës. Shmangni përdorimin e të miturve në...