“Policia kishte dijeni për skenarin e protestës!”- Gledis Nano: Drejtorët nuk po mbarojnë dot mandatin
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit dhe debatet për shkarkimin nga detyra të kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, pas protestës së opozitës më 28 shkurt. “Në dijeninë time nuk ka dalë një akt, një vendim për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm deri më tani. Me sa kam dijeni, do të largohet me dorëheqje. Por do të presim si do të procedohet. Në qoftë se krijohet një situatë e tillë dhe nuk mund të vazhdohet dot më, atëherë është vendimmarrja e kryeministrit që nuk do të bashkëpunojë më me X drejtor të përgjithshëm”, tha ai në News 24. Sipas Nanos, është krijuar një praktikë e përsëritur e largimit të drejtuesve të lartë pa përfundimin e mandateve...
Burimi:
gijotina.com