Policia italiane zbulon rafinerinë e drogës në Itali, e pëson keq 54-vjeçari shqiptar
Policia italiane ka zbuluar një rafineri kokaine në banesën e një shtetasi shqiptar në Firence. Gjatë kontrollit u sekuestruan 34 kilogramë kokainë, e cila do të arrinte një vlerë tregu prej rreth 700 mijë eurosh. Karabinierët arrestuan një 54-vjeçar shqiptar si dhe tre shtetas kolumbianë. Ata kishin rënë në sy të policisë për shkak të lëvizjeve të dyshimta në banesën e shqiptarit, çka çoi në nisjen e hetimeve dhe më pas në ndërhyrjen e forcave të rendit me kontroll të ambientit. Mediat italiane raportojnë se në banesë u zbulua një rafineri e vërtetë kokaine, e pajisur me peshore, presa, furrë, pompa, makineri vakumi, qese dhe substanca prerëse, duke e kthyer atë në një laborator plotësisht funksional për përpunimin e drogës. Me urdhër të Prokurorit Publik...
Burimi:
sot.com.al