Policia italiane kap 31 doza kokaine dhe 750 euro, arrestohet 26-vjeçari shqiptare

Policia italiane kap 31 doza kokaine dhe 750 euro, arrestohet 26-vjeçari shqiptare

Një 26-vjeçar shqiptar u arrestua nga oficerët e Policisë së Shtetit në Itali, për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen e tyre. I riu u pa brenda një salle makinash lojërash fati në qendër të Ternit, u ndoq dhe u lokalizua. Më vonë u arrestua ndërsa drejtonte një makinë me qira. Ai u kontrollua, së bashku me makinën, dhe iu gjetën 31 doza kokaine dhe 750 euro para të gatshme, të ardhurat e trafikimit të drogës. Individi në fjalë u arrestua më pas në pritje të seancës dëgjimore për vlefshmërinë, pas së cilës gjyqtari urdhëroi që atij t’i ndalohej të banonte në komunën e Ternit. Meqenëse ai ishte gjithashtu banor i paligjshëm në Itali, ai u dërgua në një qendër riatdhesimi me qëllim dëbimin...