Policia e Shtetit bën bilancin: 16 efektivë përfunduan në spital (Video)

Policia e Shtetit bën bilancin: 16 efektivë përfunduan në spital (Video)

Policia e Shtetit ka njoftuar se gjatë tubimit të organizuar pasditen e sotme para godinës së Kryeministrisë dhe më pas te Kuvendi, një pjesë e protestuesve ushtruan akte të rënda dhune ndaj punonjësve të policisë dhe institucioneve shtetërore. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura për t’u distancuar nga dhuna, disa protestues përdorën bomba molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta, duke shkaktuar dëmtime fizike dhe djegie tek efektivët. Si pasojë e sulmeve, 16 punonjës të Policisë janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Policia thekson se ka qenë e angazhuar gjatë gjithë tubimit për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për të siguruar ushtrimin e të drejtës kushtetuese për tubime paqësore. Strukturat ligjzbatuese po dokumentojnë të gjitha rastet e dhunës me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin...