Policia: 118 të arrestuara për prostitucion/ Vajzat nga Brazili dhe Kina maskoheshin si turiste, rekrutime në Telegram

Policia: 118 të arrestuara për prostitucion/ Vajzat nga Brazili dhe Kina maskoheshin si turiste, rekrutime në Telegram

Policia e Shtetit ka zbuluar dhe ndërmarrë masa ndaj një rrjeti të gjerë prostitucioni që operon në Shqipëri, ku janë arrestuar 118 vajza dhe gra, shumica e të cilave me kombësi të huaj. Këto shtetase të huaja, përfshirë nga Brazili, Kina, Tajlanda dhe shtete të tjera, maskonin aktivitetin e paligjshëm si turizëm, duke shpërndarë informacione për destinacione turistike si justifikim për qëndrimin në Shqipëri. Në fillim të këtij viti, Policia e Shtetit ka zbuluar 9 raste të zhvillimit të aktivitetit të prostitucionit në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ku këto shtetase, të ardhura me qëllime turistike, u përfshinë në rrjete prostitucioni. Aktiviteti i paligjshëm, që drejtohet kryesisht online, ka përdorur faqe dhe platforma për të reklamuar shërbimet, duke ekspozuar foto dhe numra kontakti të vajzave....