Polici nga Tirana kapet duke sjellë 1 milion euro nga Serbia në Kosovë
Rreth 1 milion euro të padeklaruara janë zbuluar të fshehura në një hapësirë të improvizuar brenda një furgoni nga zyrtarët e Dogana e Kosovës dhe policët kufitarë në pikën e kalimit kufitar në Merdarë. Sipas mediave në Kosovë, janë bërë publike detaje mbi tre personat e dyshuar që po tentonin të fusnin shumën e parave në territorin e Kosovës pa i deklaruar pranë autoriteteve doganore. Të dyshuarit janë Ahmet Kaziu, efektiv i Policia e Shtetit në Komisariatin nr. 5 në Tiranë, si dhe Ardit Laska dhe Etnik Ahmaxhokaj. Tre personat janë ndaluar fillimisht për kontroll nga Dogana e Kosovës. Automjeti i tyre është skanuar me pajisje dixhitale me rreze X, ku janë konstatuar dyshime për ekzistencën e mjeteve monetare të fshehura. Në një njoftim zyrtar...
Burimi:
gijotina.com