Polici në gjendje të dehur përfundon në aksident
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka vënë në pranga në kushtet e flagrancës një punonjës policie, të identifikuar me inicialet D. G., i cili ushtronte detyrën si Trupë Shërbimi në Njësinë e Ceremonialit pranë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Ai dyshohet për konsumimin e veprave penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, të parashikuara nga nenet 291 dhe 273 të Kodit Penal. Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:25, në zonën e njohur si “Rruga e Dibrës” në Tiranë. Inspektori është përfshirë në një aksident rrugor, ku për pasojë është dëmtuar shtetasja me iniciale E. M. E lënduara është transportuar menjëherë drejt Spitali i Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut...
Burimi:
kohajone.com