Polici i burgut të Drenovës humbi jetën në aksident, IEVP Korçë: Ngushëllime familjes
Personi në foto është punonjësi i burgut në Drenovë, Krenar Çekiçi, 45 vjeç, i cili humbi jetën ditën e djeshme nga një aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq. 45 vjeçari Krenar Çekiçi drejtonte automjetin kur u përplas me një automjet tjetër, dhe ka ndërruar jetë në spital disa orë pas aksidentit. Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe IEVP Korçë, e cila i shpreh ngushëllimet familjes. “IEVP Korçë shpreh dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të punonjësit tonë, Krenar Çekici, i cili humbi jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti fatal. Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij. Kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë i respektuar në institucionin tonë. U prehtë në paqe”-thuhet...
Burimi:
top-channel.tv