Polici darkoi me Nikulajn para atentatit, konflikti është i vjetër
Gjendja shëndetësore e berberit 30-vjeçar Sokol Daci, i plagosur aksidentalisht gjatë atentatit në Rrilë të Lezhës, është përmirësuar. Ai është koshient, por vijon të jetë i intubuar në reanimacion, ndërsa plagët në zonën e barkut mbeten shqetësuese. I riu ka marrë katër plumba në trup dhe konsiderohet viktimë e pafajshme, pasi ndodhej në vendin e tij të punës. Policia e Lezhës shpalli në kërkim 4 persona, tre të rinj nga fisi Ndoka dhe Merando Nikulajn që dyshohet se ishte shënjestra e atentatit dhe ndodhej brenda në berberhane, i shoqëruar nga polici me iniciale B.K. i cili u ndalua me urdhër të prokurorisë për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Merando Nikulaj ka qenë bashkë me policin me iniciale B.K. duke darkuar dhe pasi kanë përfunduar...
Burimi:
kohajone.com