Po transportonin drogë me makinë, dy të arrestuar në Vlorë (EMRAT+VIDEO)

Po transportonin drogë me makinë, dy të arrestuar në Vlorë (EMRAT+VIDEO)

droga-arrestimi VLORË- Dy persona janë arrestuar në Vlorë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Brotherhood”. Sipas bluve të Vlorës, në makinën me të cilën Fioraldo Meminaj dhe Lirim Likaj, po udhëtonin u sekuestrua një sasi droge rreth 57 kg lëndë narkotike kanabis. Gjithshtu gjatë kontrollit në banesën e njërit prej tyre u gjet dhe u sekuestrua 1 armë zjarri automatike, model 56, së bashku me një karikator me 30 fishekë luftarakë. Të dy shtetasit akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Njoftimi: Finalizohet operacioni policor i koduar “Brotherhood”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen rreth 57 kg lëndë narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri automatike. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas....