“Po s’vuri dorë shteti, falimentuam!”/ Fermeri i luleshtrydheve: S’ka ardhur askush, sikur nuk ekzistojmë!
Një ditë më parë, fermerët e Frakullës në Fier protestuan pasi çmimi i ulët i luleshtrydhes po i çon drejt falimentimit. Ata bllokuan përkohësisht qarkullimin dhe hodhën një pjesë të prodhimit në rrugë ndërsa thanë se pikat e grumbullimit e marrin frutin pa faturë. Fermeri Kledi Troka, tha se nuk janë ndërmarrë masa konkrete nga institucionet. “Asnjë institucion nuk ka vënë dorën në zjarr. Kanë ardhur sa për t’u mbyllur gojën njerëzve, pastaj kanë ikur si fantazma. Asgjë konkrete, vetëm me fjalë të ngrohta. Do t’ju vlerësojmë, do t’ju bëjmë, asgjë”, tha Troka. Fermerët synojnë t’i vazhdojnë protestat, nëse nuk i pengon policia. Troka tha se ministri i Bujqësisë nuk ka ndërmarrë asnjë veprim. “Ne do të vijojmë të bëjmë protesta të tilla po na...
Burimi:
argjiroja.net